fbpx

Aksidenti në Bullgari, identifikimi i ADN-ve do të zgjasë shtatë ditë

nga Revista Kosovarja

Obduksionet e viktimave të aksidentit me autobus në Bullgari janë kryer dhe tani kufomat po mbahen në pritjet të një vendimi të prokurorisë bullgare.

Por pritet identifikimi i ADN-ve, i cili do të zgjasë rreth 7 ditë, pasi shumë viktima janë dëmtuar shumë dhe nuk mund të identifikohen.

Për sa i përket personave të lënduar, të 7 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri është në gjendje më të rëndë pasi ka djegie të shumta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]