fbpx

Nëntë vjet pa Gani Azemin

nga Revista Kosovarja

Në historinë tonë kombëtare brezat kanë lënë një trashëgimi të pashtershme, e cila i frymëzon shqiptarët në udhën e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit.

Ndërsa periudha e dekadave të fundit të shekullit XX ishte për Kosovën koha e rilindjes së saj, për shkak se djemtë dhe vajzat e Kosovës u shkolluan dhe mësuan se nuk mjafton vetëm pushka për ta fituar lirinë.

Ndër këta më të spikaturit ishte padyshim Gani Azemi, një personalitet politik, diplomat, gazetar, e veprimtar i shquar.

I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës.

Angazhimi i tij ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat.

Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës.

Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij , nuk e lanë pa e kujtuar shumë miqë prej gjithandej.

Ndër ata të shumtët janë edhe filantropi e biznismeni i njihur Lazim Destani dhe shkrimtari Faruk Tasholli, të cilët, mikun e veprimtarin Gani Azemin e kujtuan me një fotografi të përbashkët të viteve të hershme dhe këto fjalë ne rrjetet e tyre sociale:

Koha ikën, njerëzit ikin, por veprat mbesin.Keshtu është edhe me Gani Azemin qe mbi 30 vjet ishte zëri më autentik shqiptar në Bruksel, duke lobuar për Kosovën në kryeqendrën europiane.

I perjetshëm qoftë kujtimi për luftëtarin dhe diplomatin kombëtar! /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]