fbpx

Perleshje me thikë në Vitomiricë të Pejës, arrestohen dy persona

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje, janë përfshirë në një përleshje me thikë.

Nga kjo përleshje, lëndime trupore ka pësuar njëri nga dy të dyshuarit, ndërsa që të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, teksa tjetri është liruar.

“Vitomiricë, Pejë 26.11.2021-13:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar dhe gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri i dyshuar, ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]