fbpx

Gold AG zbulon fytyrën e djalit për herë të parë me videoklip në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, para një viti të datës 28 nëntor u bë baba për herë të parë.

Pritja e ëmbël e bëri atë me një djalë që e pagëzoi me emrin Gueril, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari u ndje edhe më i lumtur pasi kjo dhuratë i erdhi pikërisht në ditën e flamurit, 28 Nëntor.

Derisa për publikun nuk e ka zbuluar asnjëherë ftyrën e vogëlushit ai ka zgjedhur një formë shumë më ndryshe për ta zbuluar portretin e të birit.

Artisti ka realizuar një projekt muzikorë të cilin ia ka dedikuar vogëlushit si dhuratë në ditëlindjen e tij të parë si dhe në nderë të festës së flamurt.

Videoklipi i tij është mjaft i veçantë  ku vendet që është bërë xhrimi janë në Prekaz si dhe duke i rrëfyer të voglit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]