63
Në fshatin Zylfaj të Gjakovës, dje në mesditë është raportuar në hasje të disa mjeteve shpërthyese.
Një ankues kishte informuar Policinë se kishte hasur mjete shpërthyese në pyllin e fshatit.
Njësitet policore bënë sigurimin e vendit të ngjarjes, teksa njësitet e FSK-së deminuan dhe tërhoqen 70 copë mjete të dyshuara minë E-3.
Policia ka njoftuar se tërheqja e tyre është bërë në mënyrë të sigurtë.