fbpx

Rama i pari, Kurti i 8-ti në listën e liderëve botërorë më të ndjekur në Facebook

nga Revista Kosovarja

Nëse do të kishte një rrugë në të cilën kryeministrin Edi Rama zor se do ta shihnim të defaktorizuar është ajo e ndikimit që ai ka në rrjetet sociale.

Një pikë e fortë e tij e ndërtuar me kalimin e viteve, (por edhe e lindur deri diku) për të prodhuar debat dhe për të qenë po aq aktiv në atë që sot quhet audienca në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama rezulton sot të jetë lideri më aktiv në botë në rrjetin social Facebook, bazuar në numrin e popullsisë që përfaqëson secili lider i përfshirë në renditje.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është radhitur në vendin e tetë.

Analiza është bërë nga “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital.

Metoda e përdorur nga Blerim Gjeladini drejtues i kësaj kompanie është bazuar në tre elemente: 1) Numri total i ndjekësve të faqes; 2)Totali i reagimeve në çdo postim dhe 3) Numri total i popullsisë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]