fbpx

Flet familja e izoluar nga bora në Rugovë: Kemi ushqim vetëm edhe për një ditë

nga Revista Kosovarja

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë.

Sipas Dedë Nikollajt,  në këtë situatë gjenden tash e dy ditë, derisa me ushqim nuk qëndrojnë aspak mirë.

”Apeloj tek komuna që ta merr parasysh, që na takon me na pastru borën me na e bo jetën sa më të lehtë për ne këtu që jetojmë”.

”Sot kam tentu me dalë, s’kam mund, dhe kështu pa u pastru bora s’mundem me lëvizë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]