fbpx

Pamje shqetësuese nga Afrika Lindore: Kafshët po ngordhin nga thatësia

nga Revista Kosovarja

Së paku 26 milionë njerëz po kanë vështirësi për ta siguruar ushqimin për shkak të motit vazhdimisht të thatë e reshjeve të pakta në pjesën lindore të Afrikës, e njohur ndryshe edhe si “Briri i Afrikës”.

Kushtet e motit të thatë në pjesën veriore të Kenisë, në një pjesë të madhe të Somalisë dhe në jug të Etiopisë parashikohet që të zgjasin të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Gjendja tashmë është aq e rëndë, saqë qindra kafshë të egra po ngordhin dhe barinjtë po raportojnë se kanë humbur deri në 70 për qind të bagëtisë, shkruan BBC.

Pamje shqetësuese nga Afrika Lindore: Kafshët po ngordhin nga thatësia, rrezikohen njerëzit

Së paku 26 milionë njerëz po kanë vështirësi për ta siguruar ushqimin për shkak të motit vazhdimisht të thatë e reshjeve të pakta në pjesën lindore të Afrikës, e njohur ndryshe edhe si “Briri i Afrikës”.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Kushtet e motit të thatë në pjesën veriore të Kenisë, në një pjesë të madhe të Somalisë dhe në jug të Etiopisë parashikohet që të zgjasin të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Gjendja tashmë është aq e rëndë, saqë qindra kafshë të egra po ngordhin dhe barinjtë po raportojnë se kanë humbur deri në 70 për qind të bagëtisë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Pamjet: BBC
“Humbja është shkatërruese. Nuk mund të bëj asgjë për shumë për t’i shpëtuar ato (kafshët). Është vullnet i Zotit. Vetëm lutem që të vijë shiu. Bagëtitë janë gjithçka për mua”, thotë blegtori Ahmed Ibrahim.

“Ne mbështeteshim te kafshët tona, por ato tani po ngordhin për shkak të thatësisë. Unë besoj që Zoti jep, por në këtë shkallë, jemi të rrezikuar që të vdesim nga uria”, thotë blegtorja Saadiye Mahadgare.

Shtatëdhjetë për qind e popullsisë së këtij rajoni varet nga bagëtitë dhe çdo ditë po humben më shumë kafshë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]