fbpx

Gastronomët kërkojnë të punojnë këto 3 javë me orar të zgjatur

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria që të vazhdojnë punën me dashmi të vaksinimit.

Ai kërkoj që së paku këto tri javë të kenë lehtësime në orar.

Postimi:

Nëse po frikësoheni me na hapë se po ju përsëritet vera po gaboheni.

Verës kemi punuar pa asnjë masë, d.m.th pa dëshmi te vaksinimit.

Diaspora ka hy në vend pa vaksina e pa teste, ne si Kosovë nuk kemi qenë të vaksinuar siç jemi tash.

Tani me vaksinim edhe frekuentimi i klubeve te natës/dasmave është 70% ma i ulët se verës, thjesht nga kjo po kërkoj me punu edhe sektori i vetëm qe është i mbyllur (klubet e natës dhe vendet për ahengje) me dëshmi të vaksinimit sikurse gjithë bota që po punon.

Kërkoj që së paku për këto 3 javë të punojmë, kur edhe mundemi ne, por edhe shteti me përfitu sepse nëse na lironi me punu në janar ose shkurt gjithçka është e kotë.

Subvencionim jo, me punu jo, dikah po duhet me ja majtë edhe na…

Me na lon mbyll nuk o zgjidhje!

Nuk ishte menaxhim!

Mos këqyrni veç bardh e zi. Hajde gjejmë zgjidhje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]