fbpx

Behgjet Pacolli: Unë e kam pa, vetëm e kam përshëndetur dhe aq. Unë nuk e njoh Veselinoviqin…

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviqit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë vënë sanksione, duke i bërë përgjegjës për trafikim të mallrave, të parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli theksoi se Zvonko Veselinoviqin e ka parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rreth dy vjet më parë.

“Dy vite më parë gjatë pushimeve në bregdetin e Adriatikut në Budva, mua më është ofruar një njeri, që shumë më vonë e kam kuptuar se ishte Zvonko Veselinoviq. Ai atje ishte i shoqëruar me deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Unë vetëm i kam përshëndetur dhe aq. Unë nuk e njoh Veselinoviqin, as nuk e kam parë më vonë. As sot nuk e di cili prej tyre ishte Veselinoviqi”, deklaroi Pacolli në RTV 21.

“Thjeshta na ka rastisur që gjatë ankorimit të anijeve të takohemi. Ata vetëm se ishin aty kur unë shkova. E kemi njohur kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe jemi përshëndetur. Aty ishin edhe tre deputet të Kuvendit të Kosovës”.Tutje, kreu i AKR-së ka theksuar se sanksionet ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij janë një veprim i drejtë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]