fbpx

Djali i Azem Hajdarit: PD është thirrja e zemrës së njeriut

nga Revista Kosovarja

I pranishëm në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në “Air Albania” ishte edhe djali i vogël i Azem Hajdarit i cili mban emrin e të atit.Ai i uroi PD-së ditëlindjen dhe e cilësoi parti të adrenalinës së pastër për të drejtat themelor njerëzore.

Hajdari: Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babain tim me një titull shumë të nderuar si “President” i përjetshëm i kësaj partie. PD ka qenë mbi çdo pjesëtar që ka qenë pjesë e saj, është thirrja e zemrës së njeriut për liri dhe demokraci në ditën më të vështirë të Shqipërisë siç ka qenë regjimi komunist, ndër më të egrit.

Në ditë si kjo dhe në ditë si ato që ka luftuar PD-ja, njeriun edhe plumbi nuk e lufton dot,e bën të pavdekshëm.

Ai ftoi të gjithë moshatarët e tij dhe gjithë rininë që të investojnë në tokën e nënës dhe babait të tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]