69
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Burimet bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.
E arsyeja e cila ka dërguar deri në vrasje dyshohet të lidhet me një rast të vetëvrasjes së një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.