fbpx

Këto janë pozicionet ku humbni më shumë kalori gjatë seksit

nga Revista Kosovarja

Ekspertët kanë zbuluar disa pozita gjatë seksit ku humbni shumë kalori.

Numri i kalorive të humbura gjatë 30 minutave në çdo pozicion seksi është mesatarja e marrë nga të gjithë burrat dhe gratë që marrën pjesë në anketë, transmeton lajmi.net.

Rezultatet zbuluan se gratë djegin më shumë kalori gjatë pozicionit “Squat” – saktësisht 188 kalori. Kjo është ndoshta befasuese, sepse ky ushtrim në palestër ose në jetën reale mund të ndihmojë në forcimin dhe tonifikimin e muskujve në trupin tuaj të poshtëm, por ja që funksionon dhe për të humbur shumë kalori, aq sa katër feta bukë.

Në vendin e dytë është një pozicion më i avancuar – “Butter Churner.” Nëse ende nuk e dini kërkojeni në google. Nëse jeni mjaft i guximshëm për ta provuar atë, mund të humbni afërsisht 179 kalori në 30 minuta.

Në vendin e tretë, “The Kneeling wheelbarrow”. Gratë mund të humbasin afërsisht 149 kalori në këtë pozicion, ndërsa burrat rreth 167.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]