fbpx

Vaksinat e Pfizerit s’e prodhuan imunitetin e pritur te fëmijët 2-5 vjeç, do të shtohet doza e tretë

nga Revista Kosovarja

Prodhuesi i njohur i vaksinave, Pfizer, tha të premten se testimi i dozave të tij te fëmijët e moshave 2 deri 5-vjeçare tregoi se nuk është ofruar imuniteti i pritur te fëmijët e kësaj grupmoshe dhe se do ta shtojë edhe dozën e tretë.

Kompania vendosi që ta shtojë dozën e tretë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve dhe foshnjave nga mosha 6-muajshe deri 5-vjeçare, pasi këshilltarët e pavarur të jashtëm i shikuan të dhënat, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Të dhënat treguan se dy doza për fëmijë nuk ishin duke e prodhuar imunitetin e pritur te fëmijët e moshave 2 deri 5-vjeçare, ndonëse një gjë e tillë ishte duke u arritur për foshnjat deri 2-vjeçare.

“Studimi tani do ta përfshijë vlerësimin e dozrës së tretë prej 3 mikrogramësh të paktën dy muaj pas dozës së dytë për të ofruar nivel të lartë të mbrojtjes në këtë grupmoshë të re”, tha kompania.

“Nuk u identifikuan shqetësime të sigurisë dhe doza prej 3 mikrogramësh shfaqi profil të favorshëm të sigurisë te fëmijët 6-muajsh deri 5 vjeç”, tha kompani Pfizer përmes një deklarate.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]