79
Është arrestuar një grua në Deçan e cila ka sulmuar rënd kunatën e saj, dhe si pasojë e lëndimeve kjo e fundit ka përfunduar në spital.
Policia njoftoi se ajo gjithashtu ka fyer familjarët dhe ka demoluar shtëpinë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta pasi ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjaret dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.