fbpx

PSD’ja shpërndan “pesëqindshe” te KEDS’i

nga Revista Kosovarja

Aktivistët e PSD’së kanë shpërndarë “pesëqindëshe” te objekti i KEDS’it, ku po mbajnë një aksion.Përveç thasëve të mbushur me kartëmonedha false në vlerë 500 euro, ata kanë vendosur edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro.

“Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”, shkruan në “çekun” që PSD-ja ka varur sot në rrethojat e objektit të KEDS-it.

Aktivistët e PSD-së kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të KEDS-it, por janë ndaluar nga policia.Te objekti i KEDS po qëndrojnë edhe dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]