fbpx

Kamerat kapin momentin kur punëtori goditet nga rrufeja

nga Revista Kosovarja

Një punëtor i një kompanie sigurie në Indonezi ka pësuar një aksident të tmerrshëm kur është goditur nga rrufeja në punë.

Për mrekulli dhe për fat të tij, ky 35-vjeçar ka shpëtuar.

Një video në Twitter tregon një burrë duke ecur në shi me një çadër në kompaninë me bazë në Xhakarta dhe goditet nga rrufeja në një moment.

Ai tentoi të ngrihej në të njëjtin moment, por pa sukses dhe në ndihmë i erdhën punëtorë të tjerë.

Dyshohet se rrufenë e ka shkaktuar përdorimi i radios së komunikimit në shi.

Ai u shtrua në spital pas aksidentit dhe aktualisht ndodhet në mjekim shtëpiak.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]