38
Sot rretth orës 16:00. në fshatin Surkish të Podujevës, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas policisë, aksioni është bërë në bashkëpunim me Njësitin e Reagimit të Shpejtë dhe ekipet e KEDS-it.
“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme” thuhet në njoftimin e Policisë.