fbpx

Donaldi dhe Trixa ishin në mision të fshehur, Egzona qanë me zë nga situata

nga Revista Kosovarja

Situata e krijuara brenda shtëpisë së BBV-së paksa eskaluan ku ajo që e pësoi në këtë mes ishte moderatorja nga Kosova, Egzona. 

Ajo shpërtheu në lot pasi Beatrixa bëri sjellje jo të hijshme ndaj saj duke e akuzuar atë se po afrohet me Donaldin.

Edhe pse Donaldi mundohej ta qetësoj atë, si duket e gjitha ishte një lojë.

Donaldi dhe Trixa kishin një mision nga ‘Vëllai i Madh’ që të dramatizonin situatën.

Ishte Beatrixa ajo e cila njoftoi banorët duke lexuar zarfin nga produksioni. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Egzonën e cila ka shpërthyer edhe më shumë në lot.

Trixa e ndoqi nga pas duke i kërkuar falje asaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]