fbpx

Anwar Hadid shihet në shoqërinë e një vajze misterioze pas ndarjes nga Dua Lipa

nga Revista Kosovarja

Anwar Hadid u fotografua me një vajzë misterioze, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën.

Anwar është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e famshme Dua Lipa pas dy vitesh lidhje.

Dua dhe Hadid filluan romancën e tyre në qershor të vitit 2019.

Burimet pranë tyre raportuan se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të orarit të tyre.

Çifti fillimisht hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh po rezulton e vështirë.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për revistën “People” se ata janë ‘aktualisht në një pushim’.

Publikisht ende nuk kanë folur as Dua e as Anwar për ndarjen e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]