fbpx

Enca tregon tiparet e mashkullit ideal për të: I pashëm, inteligjent dhe besnik

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu prej kohësh po qëndron larg aktiviteteve muzikore.

Por, duke qenë se ndiqet nga më shumë se 2.3 milionë persona në Instagram, këngëtarja iu qëndron afër fansave me postime të ndryshme.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një pyetësor ku iu është përgjigjur disa prej pyetjeve të adhuruesve të saj.


Njëri ndër ta e pyeti për tipin e mashkullit që ajo preferon dhe Enca nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Duhet të jetë i pashëm, sjellje të shkëlqyera, inteligjent, argëtues dhe besnik”, ka shkuar Enca në përgjigjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]