fbpx

E ndaloi në rrugë për ta intervistuar si qytetar të thjeshtë pa e ditur se ishte artist, blogerja turke mahnitet nga interpretimi i Alban Ramosajt

nga Revista Kosovarja

Këngëtarit të njohur shqiptar, Alban Ramosaj, i ka bërë vaki diçka vërtet interesante një ditë në Stamboll.

Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.

Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar nga Shqipëria.


“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.

Me të dëgjuar zërin e tij në pjesët kapitale të këngës, blogerja turke stepet dhe e komplimenton, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.

Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Özlem Özdemir (@ozlem.ozdemirr)

Albani përndryshe e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSh, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]