fbpx

Del nga kontrolli protesta e PSD-së, Dardan Molliqaj përplaset me policinë teksa tenton të futet brenda Qeverisë

nga Revista Kosovarja

Ka eskaluar situata në protestën që po mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protestuesit janë nisur drejt Qeverisë ku janë përballur me kordonin e policisë së ndodhej aty.

Ata po kërkojnë që të kalojnë shkallët e Qeverisë, por nuk janë lejuar nga Policia.

Qytetarët janë duke bërë rezistencë, duke tentuar të afrohen te shkallët e Qeverisë.

Aty është parë edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me policinë duke tentuar të futet brenda objektit të Qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]