fbpx

Ana largohet nga “Për’puthen” pas ngjarjes së ndodhur të shtunën?

nga Revista Kosovarja

Ditën e shtunë “Për’puthen PRIME” u shoqërua me situata shumë të vështira. Ana u largua nga emisioni pas një debati të ashpër që Edi dhe Erjoni, dy djemtë që ajo pëlqen, patën me njëri-tjetrin.

Në një përballje me Erionin, Ana u ngrit dhe puthi në buzë Edin. Gjatë ndërprerjes publicitare, Edi dhe Erioni arritën gati në përplasje fizike. Edhe pse debati nuk kishte lidhej me të, Ana u ndje keq, madje përjetoi gjendje të fikëti.

Ajo nuk mundi të vazhdonte më tej programin dhe u largua, ndërsa Edi e ndoqi nga pas. Ditën e sotme ajo nuk ishte në emision, teksa nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]