fbpx

Studimi i fundit: Meshkujt që vozisin “Audi” tradhtojnë më së shumti

nga Revista Kosovarja

Sipas studimeve të fundit është mësuar se cilët meshkuj tradhtojnë më shumë.

A vozitë veturë të markës ‘Audi’ partneri juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.

Një anketim i i kryer nga sajti ndërmjetësues i tradhtarëve me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet.

Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve tradhtarë kanë deklaruar se vozisin Audi.

Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë.

Sa i përket asaj se çfarë vetura vozisin meshkujt besnikë, studimi ka konstatuar se pronarët e veturave Nissan dhe Jaguar janë më besnikët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]