fbpx

Një person i plagosur gjendet në Gjakovë, Policia deklarohet për rastin

nga Revista Kosovarja

Një plagosje është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së stome në rajonin e Gjakovës.

Rreth orës 13:00, një person është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë e që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lidhur me këtë rast për lajmi.net është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj deklaroi se viktima është i moshës 46 vjeçare dhe i njëjti ishte gjetur me shenja jete dhe më pas është dërguar për tretman në kuadër të Emergjencës.

“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili eshte verejtur nga dëshmitarët me plage ne kokë qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit ne vendin e quajtur Shkugezë. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshes 46 vjeç eshte gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njejti eshte derguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes eshte gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimes. Në vendin e ngjarjes kane dalë is te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima eshte derguar ne QKUK ne gjendje te rende. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, jane gjetur një gëzhoj ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, ka deklaruar Gjurkaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]