fbpx

I humbi varësja e çmuar pasi u hodh në mes të turmës, Noizy: Nuk ka lindur akoma ai që e merr

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur, Noizy po vazhdon të jetë aktiv me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Një të tillë ai e ka mbajtur edhe së fundmi, në të cilin kishte një numër të madh fansash që kishin ardhur ta shohin performancën e tij.

I njohur për jetën luksoze dhe veshje e aksesor që kushtojnë mijëra euro, Noizy edhe në paraqitjen e fundit mbante me veti një qafore me gurë të çmuar.

Por, teksa këndonte në skenë në një moment reperi u hodh mbi turmën para tij, kur u rikthye varësen nuk e kishte më në qafë.

Këtë momente e ka ndarë me fansat në TikTok vetë reperi, teksa shkruan: Iku varësja.

Megjithatë, reperi ka arritur ta gjej qaforen, këtë e bëri të ditur pas pak orësh në një postim tjetër në TikTok.

“Nuk ka lind akoma ai që e merr”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e videos në të cilën përveç varëses shihet edhe një orë ari.

Ndryshe, së fundmi Noizy lansoi projektin e fundit “Dhimbje” që deri tani ka grumbulluar mbi 1.8 milion klikime në YouTube.

@noizyking

Ska lind hala ai qe e merr 😝❤️

♬ original sound – Noizy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]