fbpx

Përfundon takimi Ukrainë – Rusi; Këshilltari i Zelenskyy: Një raund i ri po vjen së shpejti

nga Revista Kosovarja

Një këshilltar nga zyra e presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak, deklaroi se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës megjithatë po vazhdojnë.Ai njoftoi në Twitter se raundi i tretë do të fillojë së shpejti, transmeton Russian Tass.

Më herët, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme nga Kievi, Anton Gerashchenko, tha se bisedimet mes dy palëve në kufirin ukrainas-bjellorusi kanë përfunduar.

“Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus po vazhdojnë. Raundi i tretë do të fillojë pas pak minutash”, ka shkruar Podoljak në Twitter.

“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko më herët në llogarinë e tij në Telegram, raportoi Interfax ukrainas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]