fbpx

Meridaini rikthen në skenë historinë e para 13 viteve, Balina revoltohet: “Më ke kërkuar një sponsorizim…”

nga Revista Kosovarja

Big Brother Vip ka përfunduar, por mbrëmjet Prime ende jo.

Post BBV transmeton puntatën e fundit sot, që paska rezervuar jo pak surpriza. Nga diskutimet në studio u rikthye dhe një debat i shkuar mes Balinës dhe Meridanit.

Ish-banori thotë se opinionistja e njeh nga jashtë, ndërsa kjo e fundit pohon të kenë pirë një kafe ku Meridiani i ka krkuar një sponsorizim dhe përveç kësaj asgjë më shumë.

“Më ke kërkuar njëherë një sponsorizim meqë kam qenë në një pozicion që mund të ofroja një sponsorizim dhe ky kontakt ka qenë i vetmi kontakt, përveç kontaktit që unë të kam parë vizualisht te lokali ku unë vija në atë kohë

Ndërsa debatonin, Meridiani reagoi kur Balina tha se ishte duke sjellë në skenë një histori të para të 13 vjetëe.

“Këtu të bën përshtypje, ndërsa ai 20 vjeçari i Tokes për Ilirin s’të bëri përshtypjë,” tha ai duke rikujtuar skenat e ndodhura mes Ilirit dhe Eltonit brenda shtëpisë, ku ky i fundit i kujtoi Ilirit se nuk e kishte mbështetur në një kompeticion në Itali në fillimet e karrierës së tij.

Balina theksoi se nuk ka sesi të krahasohen dy situatat për aq kohë sa ajo është në rolin e opinionistes dhe nuk ka ardhur të diskutojë të shkuarën e saj, ndërsa të tjerët kanë qenë lojtarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]