263
Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Po, është e vërtetë. Ka vdekur sot”, ka thënë Halimi.
Rugova ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Haki Rugova ishte Kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.
Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm./Express