fbpx

Kurti dhe Osmani: Rusia po rrezikon stabilitetin e Ballkanit

nga Revista Kosovarja

Rusia mund të ushtrojë trysni ndaj Serbisë, për të trazuar Ballkanin Perëndimor, kanë tërhequr vërejtjen udhëheqësit e rajonit.

Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë kërkuar nga udhëheqësit perëndimor që të angazhohen në mënyrë më aktive dhe më të fuqishme në rajon, shkruan sot gazeta britanike, The Guardian.Rusia me gjasë do të zgjerojë konfrontimin e saj me perëndimin, duke ushtruar trysni ndaj Serbisë që të minojë pavarësinë e Kosovës dhe të trazojë edhe shtetet tjera në Ballkan. Kanë tërhequr vërejtjen udhëheqësit rajonal, në intervistat për Guardian.Ata gjithashtu i bënë thirrje BE-së dhe NATO-s që të përshpejtojnë procedurat për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit dhe që të forcojnë veprimet në fushën e mbrojtjes, për të parandaluar ndërhyrjen e Rusisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tërhoqi vërejtjen se është në interes të Rusisë që të ketë fushëbeteja të reja, pasi që ky vend nuk e dëshiron rikthimin e paqes.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi se Rusia, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, do të synon destabilizimin e tërë Evropës dhe shtoi se Moska po e shfrytëzon Serbinë, për të rrezikuar vlerat demokratike.“Rusia me gjasë do të shfrytëzojë Baltikun apo Ballkanin Perëndimor, e ndoshta që të dy këto rajone, për të nxitur tendosje dhe për të zgjeruar dhe thelluar krizën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti tha: “Frikësohem se sa më shumë të zgjatë lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat që ajo të zgjerohet në Ballkan. Kjo për arsye se është në interes të Serbisë që të ketë fushëbeteja të reja. Putin e dëshiron dështimin e shtetit të Kosovës, për ti treguar NATO-s se suksesi ishte i përkohshëm, si ishte në Irak dhe Afganistan”.
Deklaratat e liderëve erdhën pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, filloi një turne në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën, duke thënë se ajo ishte e vendosur të dërgonte një mesazh se Evropa nuk do ta linte rajonin të binte nën ndikimin e Rusisë.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë dyfishuar thirrjet e tyre për përparim serioz në lidhje me aplikimet që kanë ngecur për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.Kosova po aplikon edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës, nga i cili Rusia u largua.“Gjithçka që shohim në Ukrainë na sjell kujtimet e çmimit të rëndë që duhej të paguanim për të arritur lirinë tonë. Pra, ne mund të jemi një vend i vogël, por shpresojmë se kemi një zë të madh për të thënë se nuk ka çmim shumë të lartë për të mbrojtur demokracinë”, deklaroi Osmani.Presidentja e Kosovës theksoi se “Beogradi është i vetmi vend në Evropë me protesta pro Putinit, ku politikanët thonë se mbështesin agresionin. Ata janë i vetmi vend në Evropë që nuk i kanë vënë sanksione, por kanë rritur numrin e fluturimeve nga Beogradi në Rusi”.Ndërkaq, Kurti është shprehur se “Neutraliteti është në anën e agresorit. Është gjëja më e pahijshme që mund të bësh. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrit dhe zjarrfikësit”.Kurti tha se Serbia shpenzon pothuajse 3% të bruto prodhimit të brendshëm së saj për pajisje ushtarake dhe trajnime – shumica e të cilave vijnë nga Rusia.“Ata kanë 14 aeroplanë luftarakë MiG-29, tetë prej tyre donacione nga Bjellorusia dhe gjashtë nga Federata Ruse – dhe ju e dini, donacionet nga Federata Ruse vijnë me një çmim”, tha ai.Kurti dhe Osmani, anëtarë të partive të ndryshme, por partnerë në qeveri, përballen me një pengesë të veçantë, pasi pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan Guardian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]