fbpx

Ruslana sapo bëri një premtim për shqiptarët: “Do vij në Shqipëri kur të mbarojë lufta”

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana e cila u bë e njohur për shqiptarët pasi fitoi Eurovision-in në vitin 2004, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Rudina” ku tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.

Këngëtarja tregoi se ka qenë disa muaj më parë në Shqipëri ku ka performuar, por tani është një situatë tejet e vështirë për popullin e saj.

“Unë dhe familja ime jemi në qytete të ndryshme të Ukrainës sepse tani nuk mund të jemi afër. Kjo luftë nuk është vetëm e jona është e gjithë botës. Unë nuk kam parë kurrë të gjithë pallatet e sheshuara. I kanë bombarduar të gjitha me armë. Jetimoret, spitalet, maternitetet.

S’e kam parë këtë skenë në asnjë film të tmerrshëm”, tha Ruslana.

Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.
“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin.

E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë.”, tha ajo mes të tjerash.
“Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!’, përfundoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]