fbpx

Arjola i rrëfehet Xheraldinës: “Më ka marrë malli të kthehem në Kosovë”

nga Revista Kosovarja

“Big Brother Vip Albania” ka qenë padyshim fenomeni televiziv i këtij sezoni. Personazhet që morën pjesë u kthyen për muaj me radhë në kryefjalë. Një ndër to e cila arriti të prekte dhe finalen ishte Arjola Demiri.

Aktorja na tregoi shpheshherë se përveç se një tip luftarak, ajo ishte edhe shumë emocinale. E pas një rrugëtimi aq të gjatë brenda në “izolim”, Ajola vjen këtë të dielë në “N’majë t’gjuhës” për të na treguar ndjesitë pas përfundimit të asaj eksperience unike.

Në një intervistë plot emocione por pa dyshim të mbushur plot me batuta, Arjola dhe Xheri do të na shoqërojnë këtë të dielë në ekranin e “RTV21” në Kosovë dhe “TV21” në Maqedoni.

Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar edhe promoja e emisionit ku shihet që na pret një episod me shumë të qeshura.

Ndër të tjera Arjola shprehet se e ka marrë malli për tu rikthyer në RTV21 e për të qenë pranë publikut të Kosovës.

Mos ndoshta aktorja na zbuloi planet e saj të reja të cilat nuk janë më në ekranin shqiptar?

E nuk mund të mos bien në sy gjatë promos batutat epike të Xherit si përherë. Teksa zhvillojnë një nga lojërat e programit, Arjola ka në dorë një zarf dhe duke e lidhur me situatat që krijoheshin në shtëpinë e “Big Brother” ajo e nis fjalën e saj me batutën “Vëllai i madh ka vendosur…”. E menjëherë vjen përgjigja e Xherit e cila duke drejtuar duart nga vetja shprehet “Nona e madhe”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim të dielën për ti pasur Arjolën dhe Xherin “N’majë t’gjuhës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]