fbpx

Blerta Veseli shfaqet përkrah Kryetarit të Miamit

nga Revista Kosovarja

Blerta Veseli, ish-Miss Universe Kosova dhe ish-prezantuesja e emisionit SHOW TIME, është duke vazhduar suksesshëm karrierën e saj në SHBA.

Së fundi bukuroshja kosovare është bërë pjesë e një Samiti për Patundshmëri dhe Kriptovaluta në Miami.

Pjesëmarrës në këtë event ka qenë edhe kryetari i Maimait, Francis Suarez. Dhe nuk ka munguar as një takim nga afër i Bleta Veselit me të.

Blerta ka publikuar në Instagram Story e saj një fotografi e shoqëruar me kryetarin e Miamit. Dhe fotografia gjithashtu është shpërndarë edhe nga vetë Suarez.

Kujtojmë se Blerta Veseli gjatë periudhës kur ishte Miss Kosova Universe 2020 ka qenë edhe prezantuese e emisionit SHOW TIME.

Aktualisht Blerta është zhvendosur për të jetuar në Miami të SHBA-ve, ku po e vazhdon karrierën e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]