fbpx

Osmani në Forumin e Diplomacisë: Bashkë jemi më të fortë

nga Revista Kosovarja

Në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova është e përkushtuar që bashkë me vendet e tjera t’i bëjë ballë sfidave të reja.

“Kënaqësi të marr pjesë në panelin e sotëm mbi Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet. Përsërita përkushtimin e Kosovës për t’u angazhuar me kombet e tjera në forume ndërkombëtare për të siguruar që ne iu bëjmë ballë sfidave të sotme. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Në hapje të ceremonisë, Osmani u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, si nikoqir i forumit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pjesë e këtij forumi ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]