fbpx

Arbnore Gegollaj flet për suksesin në fushën e estetikës, mbështetjen që i dha bashkëshorti

nga Revista Kosovarja

Me datën 22 të këtij muaji, ajo do të mbajë trajnimin i cili ka rëndësi të madhe për të, duke ndarë përvojën dhe dijen që mblodhi gjatë rrugëtimit për ta bërë ëndrrën realitet…

Përveç ëndrrës së zjarrtë për emrin e suksesit, ka punuar shumë dhe vazhdon të punojë çdo ditë duke bërë më të mirën e mundshme për çdo kliente.

Arbnora Gegollaj e cila që në moshë të re ëndërronte për suksesin që gëzon sot, nuk u ndal së besuari se do të arrijë këtu ku është.

Së fundmi ajo ka përmendur teknikat që aplikohen në konturat e syve dhe vetullave dhe se sa e rëndësishme është korrektësia dhe profesionalizmi për një rezultat të shkëlqyer.

Poashtu, ka cekur se sa të kërkuara janë sot shërbimet estetike dhe se numri shkon gjithmonë në rritje.

Përveç ndërhyrjeve në fytyrë, ajo është e profesionalizuar edhe për flokë, ngjyrosje, stilim dhe grim, gjitha këto të arritura me shumë dëshirë dhe mund.

E çertifikuar me titujt #Philings #Phibright #PhiIon dhe #Microneedling, teknika këto shumë të kërkuara në fushën e estetikës, nuk bëhet fjalë për rezultatet që mund t’i shihni edhe në profilin e saj në Instagram dhe rrjetet tjera sociale.

Për gjithë suksesin, përveç kontributit të palodhshëm në edukim dhe punë, ka përmendur se mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti i saj, me të cilin ajo përfundoi në martesë në moshë shumë të re.

Arbnora tregon për besimin që ai kishte në talentin e saj dhe se si gjithmonë e shtyu në rrugët e suksesit dhe edukimit edhe jashtë kufijve.

“Ishte dëshira shumë më e madhe se si të arrij. Kisha netë të tëra që e mendoja këtë që kam sot, gjithmonë në lutje dhe me ndihmën e partnerit i cili gjithmonë më shtyu edhe më shumë të punoj për ëndrrën time. Shkaku që nga rrethanat nuk e vazhdova shkollimin, gjithçka vazhdova me ndihmën e tij i cili besonte shumë në mua” u shpreh Arbnora për revistën Kosovarja.

Me datën 22 Mars të këtij viti, në Medical Aesthetic, përballë Komunës në Malishevë, ajo do të mbajë një trajnim i cili për të ka shumë rëndësi por sidomos për gjithë ata që një ditë e shohin veten në këtë profesion.

Për gjitha detajet që ju interesojnë, mund t’i gjeni në instagram në @arbnore_gegollaj dhe phi.arbnoregegollaj ./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]