fbpx

Kina përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë

nga Revista Kosovarja

Kina përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Le Yucheng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja shumë të tmerrshme” për fuqitë e mëdha si Rusia.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Jo Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping , më 18 mars, diskutuan lidhur me situatën në Ukrainë.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

“Sanksionet ndajk Rusisë shkojnë deri në atë masë sa të përdoren si armë globale, madje as sportistët dhe artistët nuk kursehen”, tha Le Yucheng.

Deri më tani, Kina i është shmangur dënimit të pushtimit rus të Ukrainës ose ta cilësojë atë si pushtim.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./REL

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]