Robert Berisha, ishte i ftuar në emisionin “Libero”, ai në një moment është ngacmuar nga prezantuesit.
Gjatë pyetjeve të sikletshme, ishte edhe “ a mendon që kënga ‘Më mungon’ e ish – partneres, Nora Istrefi është dedikim për të?’.
View this post on Instagram
Ai me shaka u përgjigj se nuk e beson që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, pasi ngase e njeh mirë Norën, e din që ajo nuk i shkruan tekstet vet.
“Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Njashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, ka thënë Roberti.
Tutje, ai ka treguar se i ka pëlqyer kënga e fundit e Norës dhe se gjithmonë konsultohen me njëri-tjetrin për projektet e tyre muzikore.