fbpx

Diellza Kolgeci si perëndeshë ilire në “Ballon Shqiptare”

nga Revista Kosovarja

Është mbajtur “Ballo Shqiptare”, i vetmi organizim i denjë tradicional që bënë bashkë personalitete të ndryshme në një vend.

Edhe këtë vit, kodi i veshjes së ballos ishte i njëjtë, domosdoshmërisht me përfshirjen e elementeve tona tradicionale shqiptare.

Organizatoret e ballos, bukuroshet Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada kanë mirëpritur një numër të madh të ftuarish, të cilët kanë kaluar një natë të pa harruar nën tingujt e muzikës dhe ushqimeve tradicionale shqiptare.

Missi, modelja, aktorja e dizenjatorja Diellza Kolgeci, edhe një herë e ka konfirmuar që është e pa perëndueshme. Ajo ka shkëlqyer me veshjen e Saime Mucolli Buleshkaj dhe me aksesorët punë dore nga Fidan Haliti.

Kurora që mbante në kokë, ishte frymëzuar nga kurorat ilire.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]