fbpx

Sot një super yll në Angli, ja si ishte Armando Broja i vogël

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme motra e sulmuesit shqiptar, Armando Broja feston ditëlindjen.

Futbollisti shqiptar që luan për klubin anglez, ka uruar motrën e tij të vogël me një foto nga fëmijëria.

Broja ka postuar foto me motrën kush të dy ishin fëmijë, por ai ka postuar edhe një foto kur motra e tij i qëndron afër në sukseset e tij.

‘’Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël, të uroj një ditë të bukur’’, ka shkruar Broja krah fotos.

Armando Broja po kalon një moment fantastik te skuadra e Sauthempton duke u shndëruar në një lider te klubi i “shenjtorëve”.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist me golat dhe performancën e tij, duke fituar zemrën e tifozëve të Sauthemptonit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]