Ish-komandant i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në një deklaratë të tij të fundit ka theksuar se Putin i “frustruar” mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor kundër Polonisë.
Në një prononcim për CNN , ai ka thënë se udhëheqësi rus mund të përdorë një armë bërthamore me fuqi më të vogël për të penguar NATO-n.
“Kjo është ajo që zakonisht bëhet në stërvitjet ruse. Mënyra se si ata veprojnë në stërvitjet e tyre është se nëse Rusia fillon të humbasë për shkak të mbështetjes së NATO-s, atëherë ata dërgojnë një armë bërthamore brenda NATO-s . Një veprim i tillë do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Bërthamore”, tha Clark.