fbpx

Nora Istrefi feston sot datëlindjen dhe urimi i veçantë erdhi nga Era

nga Revista Kosovarja

Nora Istrefi feston sot ditëlindjen e saj të 36-të. Këngëtarja e cila sa vjen e zbukurohet me siguri ka marrë urime të shumta, ndërsa vëmendjen tonë e ka marrë urimi i Era Istrefit.

Motra e këngëtares ka postuar një foto me Norën në Instastory ku duken të dyja shumë në formë.

“Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku,” shkroi Era.

Nora prej vitesh është pjesë e tregut muzikor dhe ka fansa të shumtë në gjithë vendin. Ajo numëron shumë hite. Nora është nënë e Rene, vajzë që e ka më këngëtarin Robert Berisha me të cilin është ndarë prej disa kohësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]