fbpx

Tahiri: Kurti bojke be pasha Kuranin kena me ndreq Podujevën, edhe?

nga Revista Kosovarja

Besnik Tahiri i AAK-së, thotë se në fushatën zgjedhore, Liburn Aliu me Hysen Durmshin premtuan rregullimin e rrugës Prishtinë – Podujevë por që prej fushatës sic thotë ai ‘nuk është qitë asnjë guri e asnjë baski’ në rrugë.

Ai ka kujtuar edhe Kurtin për betimet e tij në Kuran.

“Zëvendësministri, ministri në fushatë thojshin rruga Prishtinë – Podujevë, kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash nuk e kanë qitë asnjë guri e asnjë baski në atë rrugë.

Kurti vijke në Podujevë bojke be pasha Kuranin, krejt kena me ndreq Podujevën.

Pyetja për Liburn Aliun është a ka qenë vetëm premtim për do vota për atë rrugë, apo e keni përnjëmend me e ndreq atë rrugë”, tha Tahiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]