fbpx

Problemi me qendtë endacakë do të marr fund në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Përparim Rama vazhdon ta trajtojë me prioritet problemin e qenve endacakë në kryeqytet. I pari i Prishtinës e ka rritur numrin e pikave ushqyese për qentë endacakë nga 18 në 23.

Në një konferencë të paralajmëruar për nesër, Rama do të bëj të ditur projektin për trajtimin e qenve endacakë dhe kryerjen e kësaj teme në afat të përshpejtuar.

“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01 prill, në ora 16:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qenve endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23. Meqenëse, problemi i trajtimit të qenve endacak është prioritet i Kryetarit Rama dhe Kabinetit të tij, pika e cila do të vizitohet nesër gjendet në parkun Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, do të promovoi përfundimin e këtij projekti dhe do të paraqitet në konferencë për media, ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë rreth pikave të tjera ushqyese si dhe në përgjithësi për planin e Komunës së Prishtinës për trajtimin e problemit të qenve endacakë” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]