fbpx

“Unë Albin Kurtin e kam pasë bashkëluftar”, deklarata e Remit

nga Revista Kosovarja

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” pas debatit që kishte nisur për kontributin e Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Pressing të T7 kishte deklaruar se Kurtin e kishte pasur bashkëluftëtar dhe se njihen prej kohës së luftës.

“Unë Albin Kuritn e kam pasë bashkëluftëtar dhe e njohë prej asaj kohe”, kishte deklaruar Remi.

I pyetur nga drejtuesi i Pressing se ku e kishte pasur bashkëluftëtar, Remi kishte thënë se UÇK ka qenë e madhe se ka pasur shumë njerëz në Prishtinë. Derisa kishte shtuar se me Kurtin ishin takuar edhe në shtabe të ndryshme të UÇK-së.

“Shumë njerëz kanë kryer në Prishtinë, UCK ka qenë e madhe. Me Albin Kurtin jam takuar edhe në vende të tjera, në shtabe të UÇK’së”, kishte thënë Remi i pyetur se ku e ka pasur Kurtin bashkëluftëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]