fbpx

Kjo është shuma e parave që hajnat grabitën dje me armë në filialin e BKT’së në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një filial të Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, shuma e parave që janë grabitur është rreth 8 mijë euro.

Grabitja dyshohet se është kryer nga tre persona.

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]