71
Kida është padyshim një nga artistet më të dashura për publikun. Gjithnjë e kuruar dhe shumë e rezervuar me jetën private, Kida ka ditur të marrë zemrat e atyre që e ndjekin hap pas hapi.
Së fundmi këngëtarja ka ardhur me një ndryshim në look, që në fakt është përhapur shumë.
Baluket janë trendi i momentit dhe te Kida dukeshin yll. Në fakt çdo ndryshim që Kida ka bërë në pamje është mirëpritur dhe njësoj ka ndodhur dhe këtë rast.
Sa i përket muzikës, projekti më i fundit i Kidës mban titullin “Mo jo”, publikuar tre muaj më parë.