fbpx

Brenda shtëpisë luksoze të Vera Grabockës dhe Timo Fllokos

nga Revista Kosovarja

Regjisorja Vera Grabocka nuk ndan shumë momente familjare në Instagramin e saj dhe shpërndan vetëm postime që lidhen me punën. Mirëpo mëngjesin e ditës së sotme ka bërë një përjashtim.

Grabocka ka postuar foto nga dy kënde të vilës së saj dhe bashkëshortit, aktorit të madh Timo Flloko. Në foton e parë ajo shihet në një ambient ndenjeje me një arredim elegant dhe me kolona të mëdha.

Në foton e dytë regjisorja ka pozuar pranë një statuje dekorative që qëndron pranë pishinës së saj në oborr.

“Mëngjes Prilli – Të gjithë kemi nevojë për pak diell në jetën tonë!”, ka shkruar Grabocka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]