fbpx

Donaldi i përgjigjet paralajmërimit të Fifit për padi: Edhe unë jam gati, e pres në gjyq

nga Revista Kosovarja

Filloreta Raçi-Fifi ka reaguar së fundmi për një skeç që mbrëmë (e premte) Donaldi dhe Romeo e kanë bërë në emisionin e tyre të ri “Më lër të flas”.

Bëhet fjalë për një tufë me gjethe që e kishte vënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa po ia prezantonte shtëpinë Mozzikut dhe duke i thënë se këtu i kishte rënë të fikët Fifit.

Kjo e fundit në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se vëllezërit do të përballen me gjyqin lidhur me këtë.

Megjithatë, në një reagim të Donaldit shihet se dyshja janë në të njëjtin vend duke lënë të kuptohet se nuk kishte asgjë serioze në këto zhvillime të fundit.

Dyshja vazhdojnë të kenë një miqësi shumë të ngushtë që vlerësojnë shumë edhe humorin e njëri tjetrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]