fbpx

Pas Panamasë ku u prit me nderime shtetërore, presidentja Osmani udhëton në Kosta Rikë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejtë shtetit të Kosta Rikës me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada.

Presidenca, njoftoi se Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

“Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera”, thuhet në njoftim.

“Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Presidentja Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, njofton presidenca.

Presidentja Osmani qëndroi për disa ditë në shtetin e Panamasë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]